Shqiptarët, më të diskriminuarit në tregun gjerman të punës

Shqiptarët janë më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani. Këtë tregon një studim i realizuar mbi konkurrimet për vend pune nga organizata “WZB”, Qendra Shkencore për Hulumtimet Shoqërore, në Berlin.

Ajo krijoi disa kandidatë fiktivë, të cilët ishin nënshtetas gjermanë, të lindur në vitin 1992, rritur dhe shkolluar në sistemin shkollor gjerman. Ajo që i dallonte ishte origjina e prindërve.

“Plot 6000 aplikime fiktive u dërguan në vende të shpallura për 8 profesione të ndryshme, e të dhënat u analizuan në bazë të reagimeve apo mosreagimeve”, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, rezultoi se konkurrentët fiktivë me prejardhje shqiptare ishin më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani, transmeton ‘Tch’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konkurruesit me prindër gjermanë morën në 60% të rasteve përgjigje pozitive, ndërsa vetëm 51% e konkurruesve me prejardhje jogjermane morën përgjigje pozitive.

Konkurrentët me prejardhje nga Spanja kanë marrë deri në 73% reagime pozitive, duke kryesuar listën e diskriminimit pozitiv dhe duke ua kaluar madje edhe konkurruesve gjermanë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?