Shqiptarët mund të udhëtojnë pa “green pass” dhe test covid në këto shtete

Për pushimet verore, e jo vetëm, shqiptarët mund të udhëtojnë në thuajse të gjitha vendet e Bashkimit Europian pa pasur nevojën e një certifikate vaksinimi, shërimi apo testi negativ. E fundit që iu bashkua listës “Covid-free” është Gjermania, shtet në të cilin prej kësaj të shtune mund të udhëtohet lirisht.

Franca, Portugalia dhe Austria janë tre shtetet e vetme në kontinent që kërkojnë një certifikatë vaksinimi, shërimi apo test negativ për të hyrë në kufi.

Po ashtu qytetarët mund të hyjnë lirisht edhe në vendet e rajonit si Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi. Sezoni veror dhe ulja e infektimeve, janë dy arsyet kryesore pse shumë shtete kanë marrë vendimin e heqjes së masave anti-covid në kufij.

SHKARKO APP