Shqiptarët në Britani, sensibilizim kundër dhunës
Të shqetësuara ndaj fenomenit në rritje të kumarit e për pasojë edhe dhunës në familjet shqiptare në Britani, gazeta “The Albanian”, më e madhja e komunitetit shqiptar, si dhe shoqata më aktive “Shpresa Programme”, kanë ndërmarrë një iniciativë sensibilizuese kundër fenomenit të kumarit dhe dhunës në familjet shqiptare, përmes premierës së filmit “Shpresa e humbur”.
Në eventin e organizuar në Muzeun e Londrës, në kuadër të festës së Pavarësisë së Kosovës dhe 16-vjetorit të krijimit të gazetës “The Albanian”, pjesëmarrësit e shumtë kanë dëgjuar rrëfimet e disa prej shqiptarëve të suksesshëm në Britaninë e Madhe, si pedagogu i parë shqiptar në Londër, Dr. Arjan Gjoncca apo akademikëve Shyqyri Haxha dhe Valmira Llabjani, për rrugëtimin e tyre nga vendlindja deri në majat e suksesit në metropolin britanik.
Kulmi i këtij aktiviteti ishte premiera e filmit “Shpresë e humbur” që trajton një ndër problematikat më shqetësuese jo vetëm të shqiptarëve të Britanisë, siç është kumari dhe dhuna në familje. Në këtë event sensibilzues nuk kanë munguar as mesazhet e prindërve të këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora, Besnik dhe Vera Ora si dhe pjesëtarë të tjerë të dalluar të komunitetit shqiptar në Britani si pedagogë, arkitektë, psikologë, dhe sipërmarrës të suksesshëm.
KOHA JONË SONDAZH

