Shqiptarët në burgjet e Anglisë, flet juristi Daci: Transferimi masiv nuk është i mundur

Dakordësia mes kryeministrit Rama dhe homologut britanik, Rishi Sunak për ndërmarrjen e një procesi me qëllim final transferimin nga Anglia të të gjithë të burgosurve shqiptarë, nuk duket shumë premtuese në sytë e juristëve.

“Kam përshtypjen se e gjitha kjo është për një konsum politik të ditës dhe nuk do të prodhojë asnjë efekt masiv”, u shpreh juristi Jordan Daci. Referuar të dhënave të Ministrisë britanike të drejtësisë, në burgjet e këtij vendi ndodhen aktualisht gati 1300 shqiptarë, ku dominojnë në masën 77 % të dënuarit për çështje droge.

Për të numri i personave që do të mund të transferohen, do të jetë minimal, për shkak të filtrave ligjore të procesit. “Procedura duhet të përfshijë edhe njohjen e vendimit për efekte të ekzekutimit pasi tek e fundit, po marrim një rast, nuk është rasti i Mbretërisë, por mund të ketë vende që dënojnë vepra që ne nuk i dënojmë. Elementi tjetër është pëlqimi i të dënuarit. Një i dënuar nuk mund të ekstradohet nëse nuk e dëshiron”, tha Daci.

SHKARKO APP