Shqiptarët në kampin e Sirisë, 17-vjeçarja: Duam të largohemi

Që pas vdekjes të prindërve, 17-vjeçarja kujdeset e vetme në Siri për djalin e saj 3-vjeçar të lindur atje si dhe për 2 motrat e vëllain e vogël. Situata në kampin Al Hawl është përkeqësuar me futjen e forcave te shtetit islamik të Sirisë dhe Irakut, megjithatë ajo u tregon familjarëve se vazhdojnë të jenë në dorën e autoriteteve kurde, ndërsa ISIS po u afrohet. ”Dëgjo, këtu nuk kam asnjë adresë që të flas me kryeministrin, po patët ju aty ma jepni të flas unë me të dhe e dyta e punës thuaj nënës nuk mund të flas dot me telefon se gjendja këtu është e rrezikshme. Mos u bëni merak, elhamdulillah do flasim çfarë do ndodh”. 17-vjeçarja, pavarësisht vështirësive, përpiqet të gjej mënyrën për t’u kthyer në vendlindje; duke i kërkuar vetë qeverisë t’i largojë sa më parë nga terrori që po jetojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?