Shqiptarët në Turqi për Pavarësinë, fluks kërkesash

E guximshme ta mendosh Shqipërinë e pas 1 shekulli në përfytyrimet e Ismail Qemalit, por me siguri në asnjë prej tyre nuk mendohej që shqiptarët do të arratiseshin jashtë për të festuar Pavarësinë. Tur operatorët pohojnë se rezervimet për Festat e Nëntorit kanë nisur prej javësh. Destinacioni i preferuar është Turqia. Rezervimet pothuajse janë mbyllur nga fluksi i madh i kërkesave. Më i kërkuar është turi i Turqisë, por ka kërkesa edhe për Kroacinë, Beogradin, dhe vendet e Europës. Paketat 2-3 ditore janë më të preferuarat. Operatorët turistikë shprehen se turet kulturore janë më të kërkuarat duke lënë pas turizmin natyror.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?