Shqiptarët plazh në nëntor

Pas tetorit të ngrohtë që mbushi plazhet çdo fundjavë, muaji nëntor ka hyrë me erë, re që premtojnë shi dhe dallgë në bregdetin e Durrësit. Megjithatë pushuesit nuk e kanë braktisur plazhin dhe pse rrobat e banjës tashmë janë mbyllur në sirtarë. Teksa dallgët përplasen në platformat pa kriter të betonit, ngritur përgjatë plazhit nga subjektet private, grupmosha të ndryshme shijojnë qetësinë dhe jodin e detit me një shëtitje, apo një kafe a drekë buzë Adriatikut të egërsuar.

SHKARKO APP