Shqiptarët po paguajnë, pasi të udhëtosh në BE nuk do të jetë më falas

Bashkimi Europian nuk mbyll portat, por ka vendosur një rregull të ri.

Nga muaji maj i vitit 2023 do të hyjë në fuqi sistemi ETIAS. Kjo do të thotë se për të hyrë në Europë nuk do të jetë më falas, por do të nevojitet një pagesë prej të paktën 7 euro. ETIAS nuk është vizë, por më e shpejtë. Aplikimi bëhet online dhe nuk kërkon informacion biometrik, por është procedurë që ka një kosto.

Të gjithë vendet jo anëtarë të BE-së që nuk kanë nevojë për vizë për tu futur në zonën Shengen, ku përfshihet Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina, etj duhet që tashmë të paguajnë për të shkuar në BE.

Ky vendim prek edhe Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe e cila humbi të drejtën e lirisë së lëvizjes pas Brexit. Nëse aplikacioni refuzohet, është e drejta për ta apeluar. Autorizimi ETIAS është i vlefshëm për një numër të pakufizuar hyrjesh për tre vjet. Personat që vijnë nga vendet e botës së tretë nuk mund të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në bllokun europian në tërësi.

SHKARKO APP