Shqiptarët po përballen me shpyllëzim, shpopullim, shkatërrim të çdo qelize të këtij vendi!

Përfaqësuesja e LSI në Elbasan, Klaudia Krasnika ka denoncuar prerjen e pyjeve natyrore, edhe pse ky veprim dalohet me ligj.

Në një postim në Facebook, Krasnika shkruan se “rrjetet kriminale po shkatërrojnë pyjet natyrore për të furnizuar me dru zjarri tregun e vendit”.

Më tej Krasnika shton: Shqiptarët po përballen me shpyllëzim, shpopullim, shkatërrim të çdo qelize të këtij vendi! Ne do ti themi ndal më 25 Prill çdo individi që është armiku i qytetarëve të ndershëm.”

Postimi i plotë i Klaudia Krasnikës në Facebook: 

Propaganda mbill një pemë ditën dhe prit 100 natën !

Rrjetet kriminale po shkatërrojnë pyjet natyrore për të furnizuar me dru zjarri tregun e vendit!
Sot kur në Shqipëri duhet të kishte lulëzim, ajër dhe jetë!

Shqiptarët po përballen me shpyllëzim, shpopullim, shkatërrim të çdo qelize të këtij vendi. Ne do ti themi ndal më 25 Prill çdo individi që është armiku i qytetarëve të ndershëm.
Do ti themi ndal çdo përfituesi që zhvesh dhe rrjep Shqiptarët.
Do ti themi ndal propagandës mbill një pëmë ditën dhe prit 100 natën.
Ne do ta bejmë se bashku Shqiperinë Parkun e Rinise me pemë, lule dhe gëzim që vetëm ata dinë ta sjellin.

SHKARKO APP