Shqiptarët shpenzuan rreth 210 milionë euro më pak për kafe, restorante, veshje e udhëtime gjatë karantinës

La Réserve Eden në Zyrih Data e hapjes: 8 janar 2020 Brenda mureve të një pallati legjendar të Zvicrës, La Réserve Eden sapo është ridizajnuar plotësisht nga Philippe Starck. Në brigjet e Liqenit të Zyrihut, kjo shtëpi e vjetër, mbi 110 vjeç, është shndërruar në një hotel të ri të ndritshëm me 41 dhoma dhe suita. Me shumë? Dy bare mikpritëse dhe restoranti në çati me pamje spektakolare të liqenit dhe qytetit.

Në gati tre muaj që pjesa më e madhe e popullatës u ngujua në shtëpi, për shkak të karantinës së fortë për të frenuar përhapjen e Covid-19, shpenzimet u reduktuan ndjeshëm.Një pjesë e njerëzve punuan online dhe si rrjedhojë nuk kishin çfarë të shpenzonin jashtë (ku pjesa më e madhe e dyqaneve ishin mbyllur), ndërsa rreth 50 mijë të tjerë dolën të papunë në tremujorin e dytë, sipas INSTAt dhe nuk kishin të ardhura për të shpenzuar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e dytë 2020, konsumi final i popullatës u reduktua me 7.57%, se e njëjta periudhë e një viti më parë, ose në vlerë absolute janë rreth 210 milionë euro të shpenzuara pak për kafe e restorante, veshje, udhëtime argëtime, apo dhe produkte e shërbime të tjera, që ose nuk ishin të domosdoshme, ose për shkak të mbylljes ishin të pamundura që të kryheshin.

Në total, në tremujorin e dytë 2020, konsumi final i popullatës ishte rreth 2.6 miliardë euro, nga 2.81 miliardë euro, në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është tkurrja më e lartë në të paktën pesë vjet. Që nga viti 2015, konsumi kishte ardhur në rritje të vazhdueshme, sipas statistikave të INSTAT.

Të dhënat e tjera të INSTAT për tregtinë me pakicë treguan se sektorët që panë rënin më të lartë të konsumit ishin veshjet dhe këpucë, indeksi i vlerës të së cilës psh gjatë muajit prill ra me 88%; Libra, gazeta, artikuj shkollor, produkte të argëtimit, pajisje sportive, lodrat, lojërat dhe të tjera produkte industriale në njësi tregtare të specializuara, që u tkurrën në prill me gati 70%. Ndërsa nuk lëviznin, u ulën dhe shpenzimet për karburante (-48% në prill), artikujt e tjerë jo ushqimorë (-31%). Të vetmet që ishin me rritje, ose me rënie minimale ishin shpenzimet për ushqimet bazë, si dhe ato për pajisjet kompjuterike për shkak të kalimit të punës në online për shumë sipërmarrje.

Në tremujorin e dytë të vitit, ekonomia shqiptare u tkurr me 10.2%, si rrjedhojë e karantinës, duke shënuar tkurrjen më të lartë që nga 1997-a. Sektori më i goditur ishte “Tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor”, që ra me -28% me bazë vjetore. Në total, humbjet e ekonomisë në tremujorin e dytë të vitit, kur për gati dy muaj pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, llogariten në rreth 59 miliardë lekë, ose gati 500 milionë euro.

Sektori që është goditur më shumë është “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që ka humbur rreth 150 milionë euro, për shkak të mungesës së udhëtimeve, anulimit të prenotimeve të turistëve, mosfrekuentimeve të bareve e restoranteve dhe përqendrimit të konsumatorëve vetëm te blerja e produkteve të domosdoshme. Një pjesë e madhe e kësaj humbjeje është e parikuperueshme, pasi p.sh., turistët që nuk erdhën në 2020 nuk do të vijnë 2 herë në 2021, apo njësoj dhe ata që nuk frekuentuan baret e restorantet.

Sektori i dytë më i goditur është industria, me humbje gati 100 milionë euro, nga të cilat industria përpunuese rreth 40 milionë euro.

SHKARKO APP