Shqiptarët të bindur? Flet shefi i parandalimit dhe sigurisë së trafikut
Shqipëria është në shtetrrethim dhe lëvizjet janë të super kufizuara. Shefi i parandalimit dhe sigurisë së trafikut interurban, Ledian Kërka shprehet optimist se vendi ynë do ta përballojë me sukses këtë betejë. Kërka thekson se është vënë re një ndërgjegjësim të qytetarëve në respektimin e rregullave, por padyshim ka ende vend për përmirësime. Ai e mbyllëme një mesazh drejtuar qytetarëve, që të respektojnë rregullat e përcaktuara, për të mirën e tyre por edhe të forcave të policisë. “Kemi vënë re që një pjesë e qytetarëve dhe shoferëve kanë respektuar rregullat. Një pjesë është këshilluar, kurse drejtuesit e pabindur i kemi ndëshkuar duke i marrë patentën dhe bllokuar mjetin, Është përhapur një panik, ne mendojmë se do e kalojmë me sukses këtë lloj situate. Mesazhi për qytetarët? Të respektojnë fashën e përcaktuar se është për të mirën e tyre dhe për të mirën tonë”.