Shqiptarët të dobët, 53 për qind e vdekjeve nga zemra
Problemet me zemrën, simptomat e panjohura dhe tumori janë shkaqet kryesore të jetëve të humbura në vendin tonë. Për vitin që lamë pas, Shqipëria regjistroi 21 mijë e 937 vdekje. Sipas INSTAT, sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve dhe si pasojë e tyre kanë humbur jetën 11 mijë e 704 persona.
Brenda këtij grupi përiqndjen më të lartë e zënë sëmundjet e zemrës me 29.4%. Problematikë shqetësuese mbeten vdekjet nga sëmundjet të papërcaktuara qartë, të cilat shënuan një rritje me 2.2% krahasur me vitin paraardhës dhe morën 3 mijë e 772 jetë njerëzish. Në listën e shkaqeve kryesore edhe pse me një rënie prej 3% vazhdojnë të qëndrojnë tumoret si shkaktare të 3 mijë e 583 jetëve të humbura.
Referuar të dhënave të INSTAT, Shqipëria po bën hapa pas në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se shëndeti i popullatës po përkeqësohet dhe niveli i vdekshmërisë foshnjore po vjen gjithnjë në rritje.
Përgjatë vitit që lamë pas niveli i vdekshmërisë foshnjore arriti në 10.3% për 1 mijë lindje nga 8.9% që ishte në 2018-n ku shkaku kryesor ishin ndërlikimet që ata pësojnë gjatë apo pas lindjes. Sipas të dhënave zyrtare, sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe tumoret janë shkaku kryesor i vdekjeve tek burrat ndërsa sëmundjet e papërcaktuara zënë vendin e parë për jetët e humbura te femrat.