Shqiptarët të lirë për të lëvizur në BE, shoqatat e operatorëve: Vendim që duhet parë me rezerva

Heqja e kufizimeve për udhëtarët shqiptarë drejt vendeve të BE-së, për kryetarin e Shoqatës së Tur-Operatorëve, Besnik Vathi është një lajm i mirë, por që duhet parë me rezerva. Sipas tij, lënia në dorë e vendeve anëtare që të vendosin mbi masat specifike mund të kushtëzojë udhëtimet.

“Efekti praktik i këtij vendim sot është zero. Nuk ka asnjë mundësi që ne sot të presim biletën dhe të udhëtojmë drejt Gjermanisë, Francës apo një shteti tjetër, pa u shoqëruar nga vendimet e çdo vendi”.

Për Vathin, përpos vendimit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, autoritet në vend duhet të lehtësojnë më tej masat shtrënguese si pasojë e pandemisë Covid-19 me qëllim rigjallërimin e turizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën për të hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë shtete, përfshirë këtu Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, pavarësisht vendimit në parim, vendet anëtare të bashkimit Europian do vendosin për masat specifike për udhëtimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?