Shqiptarët tejmbushin kafenetë, ISHSH “harron” të ushtrojë kontrolle
5 ditë nga rihapja e bareve dhe restoranteve, duket qartë që ISHSH nuk po kontrolle për zbatimin në këto biznese. Klientët në lokale janë aq afër me njëri-tjetrin sa që duket sikur dëgjojnë bisedat e gjithsecilit. Pas tregjeve duket se këto ambiente janë kthyer në vendet me grumbullim më të madh të qytetarëve.
Qytetarët pohojnë se distanca nuk po ruhet dhe se qytetarët i shohin të ulur si më parë.
”Nuk ruhet distanca, njerëzit rrinë afër”.
“Po mirë bëjnë që nuk e ruajnë se virusi iku”.
Disa prej tyre pohojnë të kundërtën, ndërsa shtojnë se qytetarët janë ndërgjegjësuar duke mos qëndruar gjatë në kafe. Duket se ISHSH zgjedh të merret me debatet në televizione që nuk përbëjnë rrezik për virusin, sesa ato në kafene ku grumbullimet duket se nuk po shmangen dot.