Shqiptarët thyejnë sigurinë e portit të Danimarkës

Shqiptarët tentojnë të ikin ilegalisht drejt Britanisë, duket “thyer sigurinë” e portit Esbjerg të Danimarkës. Media “Dr.dk” ka bërë një shkrim për shqiptarët që tentojnë të hyjnë ilegalisht në port. Madje ka publikuar edhe një video ku shikohen të rinjtë shqiptarë që tentojnë të futen nga ana e pasme e kamionëve, të cilët vendosen në anije dhe destinacion kanë “tokën e premtuar”, Anglinë.

Në tre muajt e parë të vitit, 54 shqiptarë janë ndaluar në portin e Esbjerg, pasi kanë tentuar të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Angli. Për transportuesit “Henrik Skov Christensen”, që shpesh eksporton ushqim me kamionë, ka pasoja të mëdha financiare kur njerëzit fshehin në ngarkesë. “Kur ata fshihen dhe ulen midis ushqimit për tre deri në pesë ditë, ushqimet prishen”, thotë një zyrtar i “Henrik Skov Christensen”.

Udhëtimi nëpër Kanalin Anglez zgjat 18.5 orë. Nëse shqiptarët gjenden në kamion kur zbarkojnë në bregdetin anglez, gjoba të mëdha i vendosen edhe kompanisë së kamionëve ku fshihen shqiptarët.  Për median e Danimarkës ka folur një shqiptar, i cili ka tentuar disa herë të iki drejt Britanisë. Pranë portit ndodhet një shtëpi e braktisur ku shqiptarët gjoja janë duke qëndruar para se të tentojnë të udhëtojnë ilegalisht drejt Anglisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas dy tre trokitjesh në derën e shtëpisë së braktisur, ajo hapet nga një i ri me flokë të errët dhe mjekër. Shqiptari i cili dëshiron të mbetet anonim flet për tentativat që ka bërë për të kaluar ilegalisht drejt Britanisë. “Me thënë të drejtën edhe unë kur kam ardhur thjesht e kam provuar dy ose tri herë me ik. Një burrë këtu më ndihmoi. Ai më dha një vend për të fjetur dhe më ofroi punë”, tha i riu shqiptar. Shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht në Danimarkë, sepse shtetasit shqiptar mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE. Por shqiptarët nuk kanë të drejtë të hynë në Britani pa u pajisur me viza. /Abc News/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?