Shqiptarët trokitën më shpesh në banka, paçka normave të larta të interesit

Bankat dhanë më shumë kredi për qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë gjatë gushtit.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pas tkurrjes gjatë korrikut, huatë e reja u zgjeruan në 29.2 miliardë lekë në gusht duke shënuar kështu nivelin më të lartë për këtë vit.

“Kjo ka ardhur kryesisht si pasojë e rritjes së kredive për blerje të pasurive të paluajtshme, ashtu siç edhe Banka e Shqipërisë ka raportuar”, tha eksperti Selim Blliku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjerimi i kredi-marrjes për qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë po vjen në një kohë që normat e interesit për lekun kanë prekur nivelet më të larta të viteve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?