Shqiptarët vënë në rrezik jetën për të shkuar në Angli

Policia angleze zbuloi 50 shqiptarë brënda një kamioni, të cilët sapo kishin mbërritur në zonën The Humber Sea Terminal në Killingholme. Së bashku me Agjencinë e Kufirit, policia lokale rrethoi një kamion me targa hungareze, me të cilët trasnportoheshin emigrantët shqiptarë.

Mes 50 shqiptarëve të ndaluar, shkruan gazeta “Grimsbytelegraph”, ishte edhe një grua shtatzënë, e cila është dërguar menjëherë në spital.

Në këtë operacion u përfshinë 4 autombulanca dhe 5 makina policie, pasi në rrugë operative kishin marrë informacion për mbërritjen e kamionit nga porti Hook­of­Holland. Shoferi hungarez është arrestuar me akuzën e transportimit të emigrantëve ilegalë.

Sipas mediave angleze, të cilat kanë hetuar trafikun e emigrantëve shqiptarë drejt Anglisë, mesatarisht shuma për të mbërritur në Angli që kërkohet nga trafikantët varion nga 6 dëri në 7 mijë euro.

Kryesisht trafikimi zhvillohet me kamionë nga portet e Holandës apo Belgjikës, përfshi Francën, nga ku trafikantët marrin me qera jahte me të cilat dërgojnë emigrantët drejt brigjeve angleze. 

SHKARKO APP