Shqiptarët “zaptojnë” burgjet britanike, qeveria: S’përballojmë shpenzimet

Në Britani, ”ligjin” e bëjnë bandat me shqiptarë, të cilët kanë trefishuar numrit e kriminelëve të arrestuar e të dënuar në burgjet britanike. Tabloiti ”Daily Mail”, shkruan se numri ka shkruar në 726 persona, në krahasim me 267 persona në vitin 2013.

Shumica prej tyre janë dënuar për vrasje, drogë, abuzime seksuale, pastrim parash, kërcënime me vdekje etj. Shqiptarët tani përbëjnë grupin e tretë më të madh të të huajve të burgosur në Angli dhe Uells, pas kriminelëve irlandezë dhe polakë, duke kapur një një kosto prej rreth 53 milionë funte për tatimpaguesit.

Grupet e krimit të organizuar, nga një vend që ka një popullsi prej vetëm 2.9 milionë, tani kanë ndikim të madh në furnizimin me kokainës në Mbretërinë e Bashkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti britanik David Hanson, anëtar i komitetit për zgjedhjen e drejtësisë të Commons, tha se duhet gjetur një mënyrë që të arrestuarit nga Shqipëria të vuajnë dënimet në vendin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Është e rëndësishme që qeveria të gjejë një mekanizëm për të siguruar që ata t’i shërbejnë dënimet e tyre në Shqipëri në një kohë kur po përballemi me mbipopullim në burgjet britanike, ata duhet të largohen menjëherë”, u shpreh Hanson.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?