Shqiptarët zgjedhin t’i kalojnë pushimet jashtë
Të shumtë janë ata shqiptarë që zgjedhin t’i kalojnë pushimet jashtë vendit këtë sezon veror. Përfaqësuesit e agjensive turistike, thonë se kërkesat janë rritur me 30%, ndërsa vendi më i preferuar mbetet Turqia. Kërkesat për të pushuar jashtë vendit tregojnë se menaxherët turistikë janë rritur me 30%, ndonëse pritshmëritë e tyre ishin më të mëdha.
Turqia mbetet e para në listën e preferencave dhe kjo për shkak të ofertës turistike megjithëkëtë nuk mungojnë dhe prenotimet për në Maldive. Çmimet e paketave turistike sipas përfaqësuesve të agjencive këtë sezon veror janë 5 deri në 10 % më të larta se vitin e shkuar.
Edhe Shqipëria është destinacion kryesor. Këtë fundjavë ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit, kanë patur shumë vizitorë nga Kosova dhe turistë të huaj. Brenda pak kohësh këto dy pika turistike janë kthyer në destinacionet më të kërkuara për pushuesit. Të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe turistë të huaj do të eksplorojnë bukuritë që ofron ishulli. Udhëtimi zgjat jo më shumë se 50 minuta nga porti i Vlorës. Me pamjet që ofron bregdeti jonian të rinjte argëtohen me muzikë dhe kërcim. Ndalesa e parë është në ishullin e Sazanit. Destinacioni tjetër është gadishulli i Karaburunit.
KOHA JONË SONDAZH

