Shqiptarëve nuk u trembet syri, bëjnë kërdinë në Spanjë por e pësojnë keq

Një bandë shqiptarësh që plaçkisnin nën kërcënimin e armëve shtëpitë e pasanikëve në Spanjë janë arrestuar nga autoritete vendase.

Katër të arrestuarit janë nga 24 deri në 33 vjeç, por identiteti i tyre nuk është bërë i ditur. 4 shqiptarët njiheshin më parë nga policia për shkak të veprave të mëparshme kriminale.

Në grabitjen e fundit, pronari i një vile mbeti i plagosur, ndërsa shqiptarët grabitën çfarë gjetën, para, bizhuteri, ora, si dhe dy armë zjarri, por u identifikuan dhe nuk i kanë shpëtuar prangave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, shqiptarët verifikonin banesat që do grabisnin, thyenin dritaret dhe dyert, dhe më pas grabisnin çfarë gjenin, por synimi në çdo grabitje ishte kasaforta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje ata nuk hezitonin edhe nëse gjenin banorë brenda shtëpisë, i dhunonin dhe i kërcënonin me jetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?