Shqiptari Action Bronson grushton personin që hyri në skenë

 

Gjërat nuk i kanë shkuar mirë një personi që u fut në skenën e festivalit “Lovebox” teksa në të ishte duke kënduar reperi amerikan me prejardhje shqiptare, Action Bronson.

Këngëtari i famshëm e grushtoi dhe e largoi për disa sekonda jashtë skenës.

Gjatë performancës së Arian Asllanit në skenën e BBC 1 në festivalin e Londrës, një fans arriti të kalonte pengesat dhe iu ofrua këngëtarit. Ish-kuzhinieri Bronson nuk u kënaq me prezencën e tij dhe teksa këndonte këngën “Terry”, goditi personin dhe e riktheu me të shtyrë sërish te turma.

Raportohet se pas ngjarjes, këngëtari tha se personi i futur në skenë “ishte shumë me fat, sepse i shpëtoi nokautit”.

Në bazë të një videoje të publikuar që shfaq të gjithë ngjarjen, shihet se fansat e përkrahën aktin e Bronsonit, raporton "The Independent".

Reperi 31-vjeçar, që u rrit në New York, ka prejardhje nga Shqipëria. Ai në Amerikë u bë i famshëm përmes një emisioni për kuzhinë “Action in the Kitchen”. Pasi theu këmbën në kuzhinë në vitin 2011 kishte vendosur të koncentrohej ekskluzivisht në karrierën e tij muzikore, transmeton.

Festivali “Lovebox” mbahet në Londër që prej vitit 2002. Aty deri tani kanë kënduar edhe artistë të famshëm si Snoop Dogg, Rudimental, Hot Chip dhe Cypress Hill.

SHKARKO APP