Shqiptari aksidentohet për vdekje në Itali, shoferi italian: E lashë në rrugë nga frika

Një aksident i rëndë i mori jetën, vetëm pak ditë më parë shqiptarit, Franko Gjinaj. 36-vjeçari shqiptar ishte duke kaluar rrugën, kur u përplas nga një automjet, ku dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Aksidenti ndodhi në një provincë të Torinos, në Itali.

Së fundmi është arrestuar edhe shoferi italian i cili e përplasi Gjinajn. Përpara policisë ai është shprehur se është larguar nga frika.

Ai i tha policisë se ndaloi 300 metra larg vendit të aksidentit dhe më pas u kthye mbrapa, por kur pa një person të pajetë në anën e rrugës, në atë pikë e zuri paniku dhe ishte larguar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u deklaroi:

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë u tremba dhe prandaj u largova.”
Nga hetimet e policisë rezultoi se burri, nuk e kishte parë 36-vjeçarin që po kalonte rrugën në një vend ku nuk kishte ndriçim dhe as vendkalim për këmbësorë, pasi kishte mjegull të dendur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?