Shqiptari alarmon policinë britanike, thirrje qytetarëve: Mos ju afroni!
Arjanit Kondi, i njohur gjithashtu si Arjanit Kondaj, u akuzua për vrasjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve, pas një grindjeje në një lokal në Vlorë, në 20 Prill të 2017. Oficerët besojnë se Kondi mund të jetë në Londër dhe ai ka lidhje me zonat Battersea, South Kensington dhe Croydon. Kushdo që e njeh atë ose di se ku është vendndodhja e tij kërkohet të kontaktojë policinë përmes 101. Publiku këshillohet që të mos i afrohet Kondit nëse ai shihet, por të kontaktojë menjëherë policinë.
Policia ka bërë thirrje që të sigurohet informacion për shqiptarin e rrezikshëm. Një njoftim i kuq është shpërndarë nga Interpol dhe një urdhër është lëshuar për arrestimin e Kondit nga Gjykata e Magjistraturës në Westminster.
KOHA JONË SONDAZH

