Shqiptari digjet i gjallë në fabrikën e kanabisit në Angli

Disa ditë më parë në një fabrikë kanabisi në Brierley Hill të Birminghamit, Angli, ka ndërruar jetë një shqiptar 43-vjeçar.

Sipas mediave vendase mësohet se fabrika u përfshi nga flakët natën e 4 qershorit, ndërsa 43-vjeçari ndërroi jetë të nesërmen.

Bashkë me të u plagos edhe një shoku i tij 20-vjeçar, i cili më pas u transportua në spital. Ata u bllokuan të dy në fabrikën që po digjej, por vetëm i riu ka mundur të shpëtohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me ta ishte edhe një person i tretë, i cili arriti të shpëtonte, por nuk është bërë me dije se nga është.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?