Shqiptari gjendet i varur në qelinë e burgut
Aktualitet E Shtunë, 18 Shtator 2021 12:24
Një shqiptar është gjendur i varur në qelinë e burgut në Agios Nikolaos në Kretë.
Lajmi publikohet nga mediat greke, ndërsa nuk bëhet ende i ditur emri i shqiptarit.
Autoritetet dhe shërbimi mjekësor u njoftua menjëherë, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë shqiptarin.
Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë shqiptarin të ndërmarrë këtë akt.
Ndërkohë policia ka thenë se po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

