Shqiptari hedh në tapet serbin në raundin e tretë (VIDEO)

 

Shefat Isufi nga Tërnoci i komunës së Bujanocit ka fituar titullin kampion i Evropës në IBF kategoria gjysmë e rëndë. Ai mundi kundërshtarin e tij Slavisha Simonovic nga Serbia gjatë boksimit që u zhvillua në Regensburg të Gjermanisë.

Shefat Isufi deri më tani ka 24 duele në karrirë me 19 fitore, 3 humbje dhe dy barazime.

Boksier nga Lugina ka arritur të tregojë profesionalizëm e kulturë të lartë sportive dhe është një nga boksierët e rrallë që nga një klub lokal depërton në arenën ndërkombëtare. /albeu.com/

SHKARKO APP