Shqiptari hero në Francë, shikoni si ndalon një sulm me armë në një diskotekë (VIDEO)

Një sulm me armë zjarri është parandaluar nga një shqiptar, menjëherë pas ndërrimit të viteve në një diskotekë në Francë. Raportohet se në Avallon të Francës një person hyri në ambientet e një diskoteke me synimin për të kryer një sulm.

Fillimisht ai e la armën jashtë dhe më pas futet në diskotekë, pikërisht në këtë moment, një shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Bujar Muli ka reaguar dhe e ka goditur me grushte agresorin duke arritur që ta ndalojë.

Në video shihet se shqiptari është ndihmuar nga disa persona të tjerë për të neutralizuar të riun që kishte ndërmend të kryente sulmin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me këtë ngjarje, i riu ka reaguar edhe në profilin e tij në “Facebook”, ku shkruan: “Falënderimi i takon Allahut që na mundësoj të dalim fitimtar. Një person vjen me kallashnikov në diskotekë, por falë Zotit dolëm me faqe të bardhë. S’ka lojë me ne Shqiptarët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?