Shqiptari hyn brenda kishës dhe bërtet “Allahu Akbar”! Pasi e arrestuan u shpreh se e bëri për…

Brenda një kishe në Montpellier të Francës, një shqiptar hyri brenda dhe bërtiti “Allahu Akbar”.

Mediat franceze shkruajnë se 33 vjeçari shqiptar hyri brenda kishës Sainte Eulaile, teksa po kremtohej një meshë dhe filloi të bërtiste me të madhe fjalët në arabisht duke krijuar njëfarë trazire mes të pranishmëve.

Pas arrestimit i riu shqiptar (emigrant i paligjshëm në Francë) është shprehur se veprimin e kishte bërë për shaka teksa kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.

SHKARKO APP