Shqiptari i dëbuar nga Itali kapet me drogë

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili në 2015 ishte dëbuar nga Italia dhe nuk kishte të drejtë hyrjeje në këtë shtet.

Gjatë kontrolleve rutinë, 30-vjeçari u ndalua nga karabinierët duke rezultuar si person i padëshirueshëm në territorin italian.

Pas kontrolleve të imtësishme, 30-vjeçarit iu gjet edhe një sasi e vogël drogë e llojit marijuanë, e cila ishte e futur në disa qese, raporton “lavocedibolzano.it”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë, të cilët dyshohen se mund të bashkëpunonin me shqiptarin, tashmë të ndaluar dhe të arrestuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?