Shqiptari i dënuar përjetësisht, arratiset nga burgu i Palermos

Një  shqiptar i dënuar në Itali, arratiset nga burgu për herë të dytë.  Ai preu hekurat e dritares së qelisë dhe u arratis, duke alarmuar autoritetet e zonës. 

Pamjet e rralla të arratisjes së shqiptarit Valentin Frrokaj nga burgu i sigurisë së lartë në Palermo, i publikuan mediat italiane.

Shtetasi shqiptar i dënuar për vrasje në Itali, ishte arratisur fillimisht nga burgu i Parmës, në shkurt të 2013. Pasi u kap, Frrokaj u dërgua në burgun e sigurisë së lartë në Palermo nga ku arriti të realizojë një arratisje të dytë, dukë prerë hekurat e dritares së qelisë dhe përdori një litar për të zbritur nga muri rrethues i këtij burgu, rreth 3.5 metra i lartë.

Mediat italiane raportojnë se Frrokaj si rezultat i sjelljes së tij të mirë në ambientet e burgut, nuk mbahej kohët e fundit nën masa të rrepta sigurie.

Megjithatë 36 vjeçari shqiptari, Valentin Frrokaj, i cili vuante dënimin me burgim të përjetshëm përvrasje, duket se ka menduar gjithë kohë për arratisjen që e realizoi sërish.

SHKARKO APP