Shqiptari kalon Durrësin, por kapen në Bari me 3.5 kg heroinë

Shumë shtetas shqiptarë ankohen mbi procedurat burokratike, që u kërkohen nëse vendosin të largohen jashtë shtetit. Një i ri shqiptar duket se kaloi lehtësisht në Portin e Durrësit, por u ndalua rastësisht në portin e Bari , për t’u marrë në pyetje, por rezultoi pas kontrollit se ishte trafikant droge. “Nuk kam asgjë për të deklaruar”, kjo ishte përgjigja e shqiptarit kur u pyet nga doganierët në Bari gjatë një kontrolli të zakonshëm. Por, zëri i tij dhe nervoziteti duket se e tradhtuan. Mësohet se 28-vjeçari i mbërritur në port me traget dhe me një makinë “Renault” iu nënshkruar një kontrolli të kujdesshëm.

Nga kontrolli në makinën e shqiptarit, identiteti i të cilit për arsye hetimi nuk bëhet i ditur,  u gjetën 12 pako me heroinë me një peshë totale prej 3.5 kg. Droga ishte fshehur poshtë sediljes së pasme të automjetit.

Korrieri shqiptar tashmë do të dalë para gjykatës me akuzën e trafikimit të drogës.

SHKARKO APP