Shqiptari kapet me 1 kg kokainë të fshehur brenda një…
Një 38 vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Shqiptari i dënuar edhe më herët, kishte fshehur në garazhin e një pallati në Torino 930 gram kokainë.
Garazhi në pronësi të një italiani, shfrytëzohej nga shqiptari. Droga ishte e ndarë në tre pako, ndërsa u sekuestruan edhe materiale të tjera për paketimin e dozave të drogës si dhe një peshore precize. 38-vjeçari u arrestua dhe u vendos në arrest shtëpiak.