Shqiptari kapet me 100 mln euro kokainë të pastër (Foto, video)

Guardia di Finanza e Spezias në bashkëpunim me atë të Genovas dhe Agjencinë e Doganave italiane ka sekuestruar 333 kg kokainë e pastër që vinte nga Brazili.

Droga mbërriti në Spezia e fshehur midis pllakave të granitit në një kontenier deri në port. Prej aty, GdF e ndoqi në udhëtim deri në Massa Carrara.

Operacioni i koduar me emrin Samba 2020 lindi pasi Guardia di Finanza e Spezias ushtroi kontroll në kontenierin e ardhur nga Brazili në portin e Spezias me pllaka graniti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Midis tyre kishte një hapësirë ku fshiheshin 300 pako kokaine, me peshë totale mbi 333 kg dhe vlerë tregu rreth 100 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngarkesa u ndoq deri në Massa Carrara, ku u arrestuan një italian, një kroat, një shqiptar e një brazilian, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?