Shqiptari kapet me drogë në Itali, vendi ku e fshihte habiti policinë
Karabinierët e Ancones në Itali gjatë një shërbimi antidrogë që është zhvilluar diten e djeshme kanë arrestuar një 28-vjecar shqiptar, nën akuzen e shpërndarjes së lëndeve narkotike, raporton media italiane.
I riu shqiptar, jetonte nepër hotele dhe ndryshonte disa herë në menyrë që të mos binte në sy. Para se të kontollonin dhomen e hotelit, policia ndoqi shqiptarin i cili i dergoi tek vendi ku fshihte drogen. Vendi ishte një pemë gjigante në mes të një fshati.
Në dhomën e hotelit ku jetonte shqiptari, policia gjeti një çantë ku kishte 2 gram kokainë dhe 6,610 euro, të cilën i riu pranoi se ishin rezultat i aktivitetit të paligjshëm që ushtronte në Itali.
28-vjeçari u arrestua dhe ndodhet në dhomat e sigurisë në polici, në pritje të gjykimit.
Burimi: CronacheAncona.it
/M.Noka-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

