Shqiptari kapet në portin grek, me 6 kg heroinë të pastër
Një shqiptar me shtetësi spanjolle, është arrestuar ditën e djeshme nga policia kufitare e portit të Igumenicës.
Shqiptari i moshës 38-vjeçare udhëtonte me një makinë tip “Benz”, ku në pjesën e parafangos së mjetit ishin fshehur 14 pako me lëndë narkotike.
Droga e sekuestruar rezultoi e llojit heroinë e pastër, e cila kishte si destinacion Italinë.
Dyshohet se ngarkesa ishte fshehur në Fier, ku pas kalimit në Igumenicës, do të trafikohej drejt Italisë.
Lënda narkotike, automjeti dhe dy telefona celularë u sekuestruan, ndërkohë që hetimet janë në vijim për të zbuluar bashkëpunëtorët e shqiptarit.
KOHA JONË SONDAZH

