Shqiptari kërcënon të hedhë fëmijën nga balloni
Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi ka tentuar të hedhë në shenjë proteste fëmijën e tij të mitur nga balloni.
Sipas medias gjermane ”Westdeutsche Zeitung” familjes së 30 vjeçarit me pesë anëtarë i ishte kërkuar që të riatdhesohej nga Gjermania. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Krefeld, në një qendër që shërbente për strehimin e refugjatëve.
Në kushtet e dëshpërimit, babai kishte marrë fëmijën e tij rreth 4-vjeç dhe kishte kërcënuar se do ta hidhte nga ballkoni i katit të tretë. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policisë dhe kanë parandaluar aktin ekstrem të babait shqiptar.
Kujtojmë, se edhe pak javë më parë një shtetas nga Kosova u hodh nga ura, pasi i kishin kërkuar që ai bashkë me familjen e tij të ktheheshin në atdhe.
KOHA JONË SONDAZH

