Shqiptari masakron kolegun e tij në një fabrikë në Amerikë
Astrit Bushi, një 48-vjeçar shqiptar është vënë në pranga dhe akuzohet për vrasjen e kolegut të tij. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në një fabrikë të General Motors në Oakland të SHBA-së, mbrëmjen e 11 gushtit.
Astrit Gjon Bushi sulmoi dhe vrau kolegun e tij Gregory Robertson i cili punonte si pastrues në fabrikën e GM. Shqiptari u vu në pranga nga policia vetëm metra larg vendngjarjes.
Viktima u gjet i mbuluar në gjak, i shtrirë në korridorin e magazinës ku punonte. Shqiptari nuk ka rrëfyer ende motivet që e kanë shtyrë të bëjë krimin e rëndë.
KOHA JONË SONDAZH

