”Shqiptari më i urryer” në botë, drejton nga burgu ”kompaninë” me…
Gazeta e njohur amerikane “The Wall Street Journal” ka ripërtërirë sagën e Martin Shkrelit, ekzekutivit famëkeq të farmaceutikës që po vuan dënimin në një burg federal. Një shkrim i posabotuar shkruan se shqiptaro-amerikani ende drejton kompaninë e tij ndonëse ndodhet në burg. Këtë e realizon me një telefon celular të futur kontrabandë.
Lajmi ka bërë valë në rrjetet sociale, me një numër reagimesh të zemëruara, po edhe me një grup të vogël por të përkushtuar përkrahësish që sheh një element të fortë zbavitjeje te aventurat e Shkrelit. Ish-ekzekutivi që mori emër të keq kur çoi në mënyrë stratosferike çmimin e një ilaçi dhe e mbrojti me cinizëm dhe mospërfillje vendimin e tij, u kthye në një simbol të grykësisë të industrisë farmaceutike amerikane.
I dënuar për manipulimet e tij në bursë, ai ka bërë disa herë lajm nga burgu, po tani duket se ka premtuar se do të kthehet përsëri në lojë si një multimilioner. Ai vuan dënimin në një dhomë burgu bashkë me 11 të burgosur të tjerë, në Fort Dix, New Jersey.
KOHA JONË SONDAZH

