Shqiptari në Itali vret gruan e të dashurën , pastaj vetën në burg

Ishte dënuar për vrasjen e të dashurës së tij, por në gjendje depresive është vetëflijuar në burg. I burgosuri shqiptar 54 vjeçar Asllan Agoj është vetëvrarë pasditen e së dielës në burgun Marassi të Genovës në Itali.

Shqiptari është vetëvarur me llastikun e një palë tutave në dritaren e qelisë së tij pozicionuar në seksionin e parë të institutit së vuajtjes së dënimit. Ky lajm është konfirmuar nga Donato Kapece, sekretari i përgjithshëm i Sindikatës së pavarur të policisë së burgut. “Vetëvrasja e radhës, e një të burgosuri tjetër në burg, demonstron se si problemet sociale e humane ekzistojnë pavarësisht uljes së numrit të të burgosurve”, u shpreh Kapece.

Ai shtoi më tej se gjatë 20 viteve të fundit, punonjësit e policisë së burgut kanë evituar rreth 17 mijë tentativa vetëvrasjeje e më shumë se 125 mijë akte vetëlëndimi që mund të kishin shkaktuar pasoja të tilla të rënda.

Sipas tij, në burgun e Marassit, ndërhyrja e shpejtë e policit të shërbimit nuk mundi të ndalojë vdekjen e të burgosurit shqiptar.

Ndërsa sekretari i kësaj sindikate për rajonin e Ligurias Mikele Lorenco deklaroi se “situata në burgjet italiane mbetet alarmuese e se punonjësit gra e burra të Policisë së burgut nuk mund të lihen vetëm në administrimin e përditshëm të rasteve konstante kritike në këto institucione.”

Asllan Agaj 13 vjet më parë kishte vrarë për motive xhelozie me ndihmën e një kazme bashkëshorten e tij. Për këtë krim ai u dënua me 14 vjet heqje lirie e falë amnistive bëri vetëm 9 vite burg. Më nëntor të 2014, tashmë në gjendje të lirë kreu një tjetër krim në komunën Sutri të provincës së Viterbos. Asllan Agoj qëlloi për vdekje me shtatë goditje thike të dashurën e tij të re, 31 vjeç, Brunilda Hoxha, shqiptare e nënë e dy fëmijëve nga një martesë e mëparshme. Prej gati një viti ai vuante dënimin e tij në burgun e qytetit të Genovës.

Policia e burgut e këtij institucioni, sipas noa-s, informon se shqiptari 45 Asllan Agoj u vetëvra pasditen e së dielës 8 nëntor 2015. Tentativat për të reanimuar rezultuan të pasuksesshme.  

SHKARKO APP