Shqiptari nuk duron dot ndarjen, i vë zjarrin shtëpisë së ish-partneres në Itali

Karabinierët italianë të stacionit Comiso në Raguzza, arrestuan një 36-vjeçar shqiptar me dyshime serioze për vënien e zjarrit brenda apartamentit të ish-partneres së tij, duke përdorur lëng të ndezshëm, pas një grindjeje të radhës.

Incidenti ndodhi disa ditë më parë në “Corso Ho Chi Min”, siç u raportua nga departamenti i zjarrfikësve.

Flakët, të cilat nuk shkaktuan dëme të mëtejshme në infrastrukturën ngjitur, dëmtuan të gjithë apartamentin e gruas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportohet se çifti mbeti i lënduar. Të dy u shtruan në Spitalin Guzzardi, ku lëndimet e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën, pavarësisht djegieve në të gjithë trupin dhe helmimit nga monoksidi i karbonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autori i dyshuar, pas daljes nga spitali, u dërgua në burgun e Raguzës dhe po mbahet nga autoritetet gjyqësore. Dyshohet se shkak kanë qenë konfliktet e vazhdueshme mes tyre dhe ndarja së fundmi, që autori nuk e pranonte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?