Shqiptari pa letra kapet se theu karantinën: I gjendet drogë dhe testohet për COVID-19

Një ngjarja e pazakontë ka ndodhur me një të ri shqiptar në Greqi.

Ai u shoqërua nga policia në rajon për shkak se u gjet duke lëvizur në rrugë jashtë orarit të lejuar.

Pasi u shoqërua për shkak të thyerjes së karantinës, gjatë kontrollit, shqiptarit i gjetën një sasi të vogël droge me vete, raporton abcneës.al.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, nuk mbaron me kaq. Gjatë mëngjesit, siç raportojnë mediat greke, ai pati temperaturë dhe ethe duke bërë që të testohej për koronavirus.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak orë më vonë, krahas problemeve të tjera, i riu shqiptar mësoi se ishte pozitiv me koronavirus, ndërkohë që tashmë i duhet të presë të shërohet në spital pasi duhet të riatdhesohet, sepse në Greqi jetonte edhe pa dokumentet përkatëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?