Shqiptari përplas një 59-vjeçar në Selanik, në korsinë e emergjencave

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Selanik-Athinë, ku ka humbur jetën një 59-vjeçar, i cili kishte ndalur makinën në korsinë e emergjencës për të folur në telefon, por një tjetër makinë e ka përplasur duke e lënë të vdekur.

Sipas mediave greke 59-vjeçari ishte ndalur në korsinë e emergjencës për të folur në telefon, ndërkohë që makina e drejtuar nga një 26-vjeçar shqiptar i ka shkuar nga pas duke e përplasur, dhe ka lënë të vdekur të moshuarin.

Shqiptari u arrestua, ndërsa hetimet paraprake po kryhen për shkaqet e aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?