Shqiptari pjesë e bandës së drogës, drejtohej nga djali i bosit mafioz
Një shqiptar është vënë në pranga pas një operacioni të policisë italiane, që shkatërroi bandën e trafikut të drogës, që drejtohen nga djali i një bosi të njohur të mafies në vendin fqinj.
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar është 38-vjeçari Frederik Loka, lindur në Dibër.
Policia italianë pas hetimeve goditi bandën e trafikut duke arrestuar 15 persona, e cila e kishte bazën në komunën e Mondragones në provincën e Napolit.
Banda merrej me trafikun e kokainës, hashashit dhe marijuanës. Organizata drejtohej nga Francesko Tierio La Torre, 31-vjecar, që është djali i bosit të njohur mafioz Augusto La Torre.
KOHA JONË SONDAZH

