Shqiptari plagos me thikë bashkëshorten në sy të fëmijëve në Itali

Një emigrant shqiptar 48-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 28 vjeçe një natë më parë në qytetin e Piacencës në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sytë e dy fëmijëve të vegjël të çiftit.

Bashkëshortja ka marrë plagë të shumta në trup por është jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet pranë spitalit të qytetit. Policia italiane informon se 48-vjeçari shqiptar ka qenë në gjendje të dehur kur është arrestuar me akuzën e dhunës në familje, kërcënim për jetën e dhunim të rëndë ndaj bashkëshortes së tij.

Ende nuk janë të qarta motivet e kësaj ngjaje të rëndë, veç faktit që një grindje e ashpër mes ciftit ka degjeneruar në plagosje me thikë. Kanë qenë banorët e pallatit ku jetonte familja shqiptare që pas thirrjeve për ndihmë të bashkëshortes së plagosur kanë lajmëruar forcat e rendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?