Shqiptari pritet të zgjidhet kryetar i Parlamentit të Turqisë

Mustafa Sentop, zgjidhet kandidati i partisë qeveritare në Turqi, Drejtësi dhe Zhvillim (partia AK), për postin e kryetarit të Kuvendit, pasi kryeparlamentari aktual Binali Yildirim dha doreheqjen për të garuar si kandidat i kësaj partie për kryebashkiak të Stambollit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 31 mars.

Sentop i cili aktualisht është deputeti i Partisë AK për Stambollin, i lindur më 6 gusht 1968 në qytetin perëndimor të Turqisë, Tekirdag, është nga një familje me prejardhje shqiptare, mëson Almakos.

Ai, pritet që të dielën të garojë për kryeparlamentar, ndërsa në 2 raundet e parë nevojiten 401 vota nga gjithsej 600. Në rast se zgjedhja shkon në raundin e tretë, nevojitet shumicë e thjeshtë, ose 301 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se në garë është edhe Engin Altay nga partia opozitare Republika Popullore (CHP), ndërsa Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) ka njoftuar se do të mbështesë kandidatin e Partisë AK.

Swiss Digital Mobile Reklama

Serpil Kemalbay Pekgozegu nga Demokratike e Popujve (HDP), si dhe Imam Huseyin Filiz nga partia IYI.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?