Shqiptari që grabiti të moshuarin në Greqi: Kam qenë i droguar, nuk mbaj mend asgjë

Shqiptari 28-vjeçar i cili pak ditë më parë tentoi të grabiste një të moshuar në periferi të Athinës është lënë në burg, duke u përballur me akuzën e vjedhjes.

Përpara trupit gjykues, shqiptari ka thënë se ka qenë i droguar në momentin kur ka tentuar të kryejë vjedhjen, bashkë me një bashkëatdhetarin e tij.

“Unë kam qenë i droguar dhe nuk kujtoj asgjë nga incidenti. Kërkoj falje për atë që ndodhi. Unë dua të shkoj në një program kundër varësisë nga droga”, mësohet të ketë thënë i riu shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë 88-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë për akuzën e plagosje dhe armëbajtje pa leje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?