Shqiptari që “nuk mban mend asgjë” dënohet për trafik kokaine
Një tregtar kokaine, i cili u arrestua me 30 qese drogë u burgos për më shumë se dy vite në Britani.
Admir Palushi, 23 vjeç, pa vendbanim të caktuar, u arrestua pasi në makinën e tij dhe gjatë kontrollit personal iu gjetën 30 qese kokainë të fshehur në dy çorape. Gjithashtu, atij iu sekuestrua edhe një sasi e konsiderueshme parash.
Përveç kësaj, ai jetonte me dokumente të parregullta në Britani, duke paraqitur dokumente identifikimi si shtetas grek.
Gjatë intervistës në polici, ai pranoi se ishte shqiptar, ndërsa për të gjitha pyetjet e tjera në lidhje me trafikun e drogës, ka deklaruar se “nuk mund të kujtohem”.
Palushi u burgos këtë të hënë (23 janar) për 23 burg nga gjykata mbretërore e Londrës, pasi u deklarua fajtor për posedim të drogës së klasit të parë si dhe mbajtjes së dokumenteve të rreme të identitetit.
Shqiptari u arrestua më 16 dhjetor të vitit të shkuar.
/Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

