Shqiptari që plagosi 15 persona në Greqi: Isha i dehur, s’mbaj mend gjë

Për këtë arsye, sipas mediave greke, mësohet se ai ka thënë që nuk mban mend asgjë nga ngjarja dhe cilat ishin motivet që e bëri atë veprim.

Bako u arrestua ditën e djeshme në Athinë, ndërsa në pranga ra edhe një 23-vjeçar shqiptar, që e strehonte atë.

Përveç sulmit ku mbetën të plagosur 15 persona, Bako akuzohet se ka kryer edhe tre sulme të ngjashme në lokalet në Athinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njëri prej sulmeve ndodhi në zonën e Metaksurgjios në Athinë, pronar i të cilit ishte një shtetas shqiptar, dhe ku mbeti i vrarë një 43 vjeçar, shtats grek si dhe u plagos një grua.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa ditë më parë para kësaj ngjarje, Arbër Bako kishte qëlluar me armë në një bar në rrugën Mihalakopulou dhe pas pak në një kafene në lagjen “Shën Panteleimon”, po në kryeqytetin grek

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?