Shqiptari shokon Gjermaninë: Vret vajzën dhe dhëndrin

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e së premtes në Kreshing të Bavarisë, në Gjermani.

Sipas të përditshmes “Bild”, një shqiptar ka vrarë vajzën dhe dhëndrin e tij.

Autori i krimit është Iseni S., 68 vjeç, kurse viktimat janë Sanie, 39 vjeçe dhe Andreas, 35 vjeç.

Fqinjët kanë dëgjuar zhurma dhe më pas edhe debat të ashpër. Ata lajmëruan policinë por ajo mbërriti kur krimi ishte kryer.

Vajza kishte plagë në zemer ndërsa dhëndri në kokë.

Ende nuk dihen arsyet e krimit të rëndë, por policia ka arrestuar autorin.

Autori i krimit kishte një vit që ishte ndarë nga e shoqja. Kur kjo e fundit mbërriti në vendin e ngjarjes, ish i shoqi ishte me pranga në makinën e policisë.

"Edhe ty do të të vras!",- i tha ai ish-bashkëshortes.

SHKARKO APP