Shqiptari thyen çdo parashikim, hyn nga tubi i gazit e vjedh bizhu me vlerë 60 mijë euro
Policia italianë ka mbetur e habitur nga një i ri shqiptar i cili është vënë në pranga për akuzën “vjedhje”.
Mediat italiane shkruajne se një 37-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ka hyrë përmes tubacioneve të gazit vodhi një apartament.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fund të vitit 2013 kur shqiptari, me dy bashkëpunëtorë, përdorën këtë mënyrë për të vjedhur bizhuteri me vlerë 60 mijë euro.
Pavarësisht se policia e La Spezia kishte arritur që më parë të arrestonte dy bashkëpunëtorët, shqiptari nuk ishte kapur ende, ndërsa u dënua me 4 vite burg në mungesë.